Burime nga policia bëjnë me dije se i arrestuari është Ramiz Zeneli, 48 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij erdhi si rezultat i operacionit antidroge të koduar ''Bedroom'', në të cilën është sekuestruar edhe sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike.
Operacioni është zhvilluar dhe finalizuar në lagjen ''28 Nëntori'', në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit Ramiz Zeneli, të cilit i janë gjendur dhe sekuestruar nga policia 14 pako të mbështjella me natriban, në brendësi të tyre kishte lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë totale rreth 66 kilogramë.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera është bërë arrestimi në flagrancë i poseduesit të lëndës narkotike, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve''.
No comments:
Post a Comment