Një banor i Shijakut i është drejtuar për ndihmë policisë, pasi ish-gruaja ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.
Gjatë ditës së djeshme u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.Sh., 46 vjeç, banues në Shijak.
Shkak është bërë dhuna psikologjike që ka ushtruar ish-bashkëshortja e tij, 43-vjeçarja A.Sh.
Dhunimi që i ka shkaktuar e shoqja, megjithëse vetëm psikologjik, ka qenë aq i fortë sa e ka detyruar 46-vjeçarin të shkojë e ta padisë në komisariat.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
No comments:
Post a Comment