Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, tek kthesa e Manzës, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia lokale.
Dëshmitarë në vendngjarje pohuan se një mjet tip “Ford” me drejtues shtetasin D.F., është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin Sh.Gj., 60 vjeç, banues në Radë.
Si pasojë e përplasjes së mjeteve, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend, drejtuesi i motoçikletës Sh.Gj.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes njoftoi se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit tip “Ford” për t'u pyetur mbi aksidentin.
Edhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit ku gjeti vdekjen 60-vjeçari.
No comments:
Post a Comment