Talenti shqiptar : Nuk luaj për Shqipërinë sepse... - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Monday, September 18, 2017

Talenti shqiptar : Nuk luaj për Shqipërinë sepse...

21314617-1681263038551477-6007836869005046387-n



Super talenti 22 vjeçar, Enis Bardhi është një nga futbollistët shqiptarë të cilët po spikatin aktualisht në arenën ndërkombëtare dhe po i ecën për mrekulli.



Fatkeqësisht për Shqipërinë, ylli i ri i Levantes në Spanjë, tani përfaqëson Maqedoninë.


97c609731aaa576ca0007f97c089a179

Por duke dhënë sqarime për këtë pjesë, ai deklaron për "Supersportin" se gjithmonë ka pasur dëshirën që të veshë fanellën kuqezi, por është injoruar nga FSHF dhe nga ish-trajneri i U-21, Redi Jupi.
“Kam dashur gjithmonë që të luaj për Shqipërinë, që kur isha 16 apo 17 vjeç, por nuk më ka ardhur asnjëherë asnjë ofertë, më ka kontaktuar një person nga Gjilani i Kosovës si përzgjedhës, por asnjëherë nuk kam pasur një kontakt serioz nga Shqipëria.
Ai më tha që Redi Jupi nuk më njihte e duhej të vija në Shqipëri që të më shihte në provë, ndoshta një javë, edhe pse luaja rregullisht me Ujpeshtin.

Në atë periudhë më kërkonte Maqedonia dhe nuk ishte diskutim për provë. Menxaheri im i ka dërguar e-mail dhe i ka shkruar në Facebook Jupit, por nuk ka marrë përgjigje.Menaxheri im, Meriton Berisha, njihej personalisht me të që kur luanin te Dinamo, por Jupi nuk i ka kthyer asnjëherë përgjigje, ndoshta i ka fshirë edhe numrin e telefonit”, ishte akuza e Bardhit të cilit i ka mbetur peng që nuk veshi fanellën kuqezi.

“Nuk besoj se ka shqiptar të lindur në Shkup, me familje shqiptare, që nuk do të dëshironte të luante për Shqipërinë. Por ishte joprofesionale sjellja e FSHF që nuk i sheh talentet, duhet të shihen më shumë shqiptarët nga Maqedonia”, tha ai.

No comments:

Post a Comment