Katër këshilla se si ta bëni çdo mëngjes të mirë - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Sunday, September 17, 2017

Katër këshilla se si ta bëni çdo mëngjes të mirë

Zakonisht fillimi i duhur i ditës vendos tërë kursin ditor. Fatkeqësisht për shumë njerëz është e vështirë të gjendet energjia dhe motivimi për ditën herët në mëngjes. Megjithatë, këto katër këshilla do t’ju ndihmojnë:

Vendoseni alarmin në këndin tjetër të dhomës


Ne këtë mënyrë do e detyroni veten të zgjoheni nga shtrati dhe nuk do të shtypni butonin “snooze”.

Sigurohuni të depërtojë drita në mëngjes dhe shmangeni atë gjatë natës

Shmangni burimet e panevojshme të dritës si TV-ja apo celulari gjatë natës, ndërsa perdet lërini të hapura në atë mënyrë që mëngjesi të jetë i mbushur me dritë, sipas “telegrafi”. Kësisoj do e keni më të lehtë të zgjoheni.

Fillojeni ditën me dush të freskët dhe mëngjes të shijshëm

Këto do t’ua furnizojnë trupin dhe shpirtin me freski dhe energjinë e duhur.

Gjeni pasionin

A e mbani mend se si ishte koha si fëmijë kur zgjoheshim gjatë fundjavave me kënaqësinë për te pare filmat e animuar? Vendosini vetes qëllime çdo ditë dhe qëndroni të lumtur me çdo fazë që e arrini.

No comments:

Post a Comment