I tillë është Renato, i cili ka marrë pushimet dhe e ka nisur në një mënyrë të trishtë për ne e të lumtur për të, këtë periudhë relaksi. Ai është fotografuar pasi ka vrarë një sorkadhe dhe këto foto i ka hedhur vetë në rrjetet sociale.
Nuk e dimë nëse djali punon vërtetë në Kryeministri apo jo, por ai është shembulli i gabuar për t'u ndjekur, në një kohë kur në vendin tonë vijon të jetë në fuqi moratoriumi i ndalimit të gjuetisë, e për më tepër, të gjuash një sorkadhe në vendin tonë, ku këto kafshë të bukura janë të pakta në numër, është me të vërtetë mëkat. Mos e ndiqni shembullin e Renatos!



No comments:
Post a Comment