Tek rruga “Myslym Shyri” disa çaste më parë ka ndodhur një aksident automobilistik pasi janë përplasur një motor dhe një makinë tip “Opel” ngjyrë blu.Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit një djalë rreth 22 vjeç.
Shkak i aksidentit është bërë udhëtimi me shpejtësi në krah të kundërt i djalit që po udhëtonte me motor.
Ambulanca nuk kishte mbërritur akoma në vendngjarje për të trasnportuar të plagosurin dhe kështu ai është dërguar në spital me një makinë të rastit.
Sipas dëshmitarëve për JOQ.al:
Nje cun e derguan ne spital me makine te rastit jo me ambulance, ishte rreth 22-23 vjec. Mesa degjova nga shitesit e dyqaneve e kishte ai fajin po vinte ne krah te kundert dhe ishte me shpejtësi./ JOQ.al
No comments:
Post a Comment