
Ata janë 4 djem të rinj të cilët zgjedhin të argëtohen duke ju prezantuar Shqipërine në një mënyrë krejt ndryshe nga sa jemi mësuar.
Ju i njihni tashmë ata, por le t'ju tregojmë më shumë për vlogun e tyre të radhës.
Këtë herë ata kanë zgjedhur Këlcyrën, për të na prezantuar me vecantinë e saj dhe me peisazhin tërheqës që i shoqëron përgjatë gjithë rrugës. Përgjatë gjithë udhëtimit djemtë na njohin me një sërë vendesh interesante ku ndër to veçojmë dhe Grykën e Këlcyrës, ku nuk i rezistuan pamjes së mrekullueshme dhe bënë disa hedhje si për të sfiduar temperaturat e larta. Nga banorë të zonës ata marrin sugjerime që të vizitojnë edhe Llixhat e Bënjes, një vend me mjaft vlera kurative dhe destinacion i veçantë turistik.
Për të kuptuar më mirë bukuritë e Kelcyres, ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme./mshn
No comments:
Post a Comment