Parashikimi i motit 25 Gusht 2017 - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Thursday, August 24, 2017

Parashikimi i motit 25 Gusht 2017



Vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit deri në mesditë kur priten vranësira kalimtare në zonat malore.

Edhe pjesa e dytë e ditës mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore por vranësira të lehta do të ketë herë pas here në zonat lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje të lehtë, në të dy vlerat ekstremale ditore. Era do të fryjë e lehtë por deri mesatare në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësi deri 36 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë.

No comments:

Post a Comment