Babai i një vajze që mbante shami i ka shokuar të gjithë me përgjigjen që i ka dhënë, kur vajza i ka thënë se do të heqë atë.
E gjitha kjo histori filloi kur vajza e quajtur Lamyaa nga Pensilvania po debatonte online me një djalë për pikëpamjet e Donald Trump mbi fenë islame.
Mjaft e mbrojte Islamin, ti as nuk mund ta heqësh shaminë përndryshe babai do të zhdëpi në dru",- i ka shkruar djali vajzës.
Pas këtij mesazhi, Lamyaa i shkroi të atit duke i thënë se donte ta pyeste për diçka.
Më thuaj. Ke ndonjë problem?",- e ka pyetur i ati.
Përgjigja e babait të 17-vjeçares i ka habitur të gjithë dhe tanimë biseda e tyre është bërë virale në internet.
Zemër këtë vendim nuk mund ta marr unë. Ky vendim nuk i përket një mashkulli. Nëse kështu e ndjen, bëje. Do të të mbështes pavarësisht gjithçkaje", i ka shkruar ai.
Mesazhi i babit ka bërë xhiron e botës, por më pas vajza e ka treguar se nuk do e heqë shaminë dhe se e gjitha kjo ishte për të treguar se muslimanizmi nuk ka lidhje me ISIS.


No comments:
Post a Comment