Kur princi William propozoi Kate Middleton, thuhet se princi Harry, ka bërë sakrificën më të ëmbël për të vëllanë: i dha unazën e fejesës së mamasë së tyre të ndjerë, princeshës Diana. Pas vdekjes tragjike të princeshë Diana-s në 1997, dy djemtë zgjodhën diçka personale të saj për ta mbajtur si kujtim.
Princi Harry zgjodhi unazën e fejesës, një gurë të çmuar safir dhe diamant, ndërsa William zgjodhi orën Cartier. Por dy djemtë kishin bërë një marrëveshje: Ai që do të fejohej i pari do të merrte unazën e princeshës dhe ata ishin William dhe Kate. Prandaj kur princi William i propozoi të dashurës së tij prej 7 vitesh, Harry i dha me shumë dëshirë unazën që ta mbante dukesha.
Ndërsa tani thuhet se po mendon të transformojë një tjetër bizhuteri të së ëmës në unazë, që t’ja japë të dashurës së tij të zemrës, Meghan Markle, me të cilën pritet të zyrtarizojë marrëdhënien shumë shpejt.


No comments:
Post a Comment