Thoni mjaft miteve, kjo është zona "unike" në trup ku duhet ta hidhni parfumin tuaj - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Sunday, August 27, 2017

Thoni mjaft miteve, kjo është zona "unike" në trup ku duhet ta hidhni parfumin tuaj



E dini se cila është pjesa më e mirë e trupit për të aplikuar një parfum? Një specialist zbuloi zonën e çuditshme e cila jep më shumë energji të ngrohta në trup dhe është koha për ta zbuluar sekretin.

Stop miteve! Nga këshillat e miqve apo familjarëve kemi arritur në idenë që pjesa më e mirë e trupit për të shtrirë aromën e parfumit është qafa apo pjesa pas veshëve. Por, a e dini që është një pjesë tjetër (shumë e rrallë në të vërtetë) që e bën aromën tuaj të përhapet shpejt dhe të mbajë për gjatë?

Steven Claisse është specialisti i parfumeve dhe sipas tij zona më e mirë për të hedhur parfumin është kërthiza. Çfarë?! Le të shohim cilat janë arsyet për këtë teori.

Specialisti tha se kërthiza është qendra e trupit, vendi ku rrezatohet ngrohje natyrore. Kjo, e kombinuar me kimike parfumesh, esencat e gjeneruara ndjekin lëvizjen e njëjtë. Rezultati? Një rrjedhë e këndshme arome që na mbulon plotësisht.

Por, kërthiza nuk është e vetmja zonë identifikuese si vend i nxehtë. Pjesa e brendshme e gjunjëve dhe bërrylave i përkasin këtij klasifikimi. Kështu, tashmë e dini dhe nëse doni që të mbani erë të mirë gjatë gjithë ditës, hidhni parfum në “butonin” e barkut./JOQ.al

No comments:

Post a Comment