E bujshme/ Në 5 minuta terroristët mund të vrasin 100 deputetë - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Sunday, August 27, 2017

E bujshme/ Në 5 minuta terroristët mund të vrasin 100 deputetë



Terroristët mund të kryejnë një masakër të vërtetë brenda 5 minutave nëse do të sulmonin Parlamentin Britanik.

Ata mund të vrasin më shume 100 deputetë të parlamentit.

Janë këto rezultatet e një sulmi të stimuluar terrorist i cili kishte për qëllim të maste kapacitetet mbrojtëse të Mbretërisë, por që nga rezultatet nuk është aspak premtues.

Stërvitja u bë kur Parlamenti ishte pushim. Për një kohë të gjatë rezultatet e këtij ushtrimi të forcave speciale u mbajtën të fshehta.

Terroristet e stimuluar morën vetëm 5 minuta kohe për të sulmuar parlamentin. Ata përdorën hyrjen kryesore të Westminster Palace dhe sulmuan dhomën e përfaqësuesve në shumë pak kohë.

“Testi i elasticitetit”, siç u quajt sulmi i stimuluar erdhi pese muaj pas një goditjeje terroriste në Westminster Palace.

Pas rezultateve dramatike të ushtrimeve të policisë, roje të armatosura u vendosën në çdo hyrje të parlamentit.

No comments:

Post a Comment