Si guxoi!Urimi i ditëlindjes së aktorit për gruan,shkrin së qeshuri fansat - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Sunday, August 27, 2017

Si guxoi!Urimi i ditëlindjes së aktorit për gruan,shkrin së qeshuri fansat


Përveçse një nga aktorët më të pashëm, Ryan Reynolds për fansat është i famshmi më interesant në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e së premtes, ai zgjodhi të vinte në lojë bashkëshorten e tij Blake Lively, duke argëtuar kështu plot 21 milion ndjekës të Twitter-it dhe Instagram-it.

Reynolds, zgjodhi ta urojë aktoren, e cila festonte ditëlindjen e saj të 30-të, përmes një fotoje ku çifti kishin pozuar bashkë. Por ajo ç’ka 40-vjeçari bëri ishte të priste foton dhe në plan të parë, dukej vetëm ai, ndërsa Blake-ut shumë shumë, vetëm një pjesë e syrit.

“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime e mrekullueshme”- shkruan në përshkrimin e fotos. Komentet nga fansat të cilët sigurisht e kuptojnë sensin e tij të humorit, qenë pafund. E ndërsa ende nuk e dimë se ç’mendim ka 30-vjeçarja për gjysmën e fytyrës së zhdukur, Blake më shumë se një herë e ka diskutuar publikisht dëshirën e tij për të tilla shakash në rrjete sociale.

                 

“Ai vetëm më bën për të qeshur. E dua kaq shumë kur shkruan budallallëqe të tilla. Domethënë, unë e dua gjatë gjithë kohës, por më tepër për këtë tipar të tij.”- është shprehur aktorja kohë më parë.

Dyshja janë prindër të 2-vajzave, 2 dhe 11 –vjeç dhe gjithashtu njhen si një nga çiftet me martesën më të lumtur në Hollywood.

No comments:

Post a Comment