Besnik Hasi i bën një nder të madh Skënderbeut për ndeshjen me Partizan Beogradin - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Sunday, August 27, 2017

Besnik Hasi i bën një nder të madh Skënderbeut për ndeshjen me Partizan Beogradin



Sulmuesi kryesor i Partizanit të Beogradit, Urosh Xhurxheviç, mund të shkojë tek Olimpiakos. Lojtari, i marrë falas nga serbët një vit më parë prej Palermos, shpërtheu sezonin e shkuar duke gjetur 24 herë rrjetën.

Edhe këtë edicion ai e nisi mbarë, pasi shënoi 3 gola në 4 javë, por vlerat e tij i tregoi duke realizuar 2 gola dhe një asist në Hungari ndaj Videoton.

Fitorja me shifrat 4- 0 i dha grupet e Ligës së Europës Partizanit. Por, tashmë serbët po e humbasin yllin e tyre 23-vjeçar.

Dhe Skënderbeut “nderi” i vjen nga Besnik Hasi, pasi sulmuesi në fjalë do të bashkohet me të në Pire. Sipas mediave serbe, marrëveshja me lojtarin është arritur tashmë.

Zgjedhja e Xhurxheviçit është kushtëzuar edhe nga fakti që dëshiron të mos shkojë shumë larg Beogradit, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë, ndaj Olimpiakosi është zgjedhja e duhur.


Këta të fundit do të paguajë rreth 3 milionë euro për të siguruar shërbimet e Xhurxheviçit. Blerje kjo që “dobëson’ rivalët e bardhekuqve./Panorama Sport/

No comments:

Post a Comment