Era Istrefi vjen më 25 shtator me “No I Love Yous” në bashkëpunim me superyllin e hip hopit - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Monday, August 21, 2017

Era Istrefi vjen më 25 shtator me “No I Love Yous” në bashkëpunim me superyllin e hip hopit



Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, tashmë e kthyer në një prej zërave më të pëlqyer të muzikës botërore së shpejti do të publikojë edhe projektin e saj më të ri në bashkëpunim me superyllin e hip hopit, French Montana. Por ndryshe nga sa pritej, publikimi i këngës së re, e cila pritet të kthehet në hit, është shtyrë për më 25 shtator për shkak se klipi ende nuk është xhiruar.

Made Shqipe News ka mësuar se klipi i “No I Love Yous” do të xhirohet më 30 gusht në Los Angeles dhe më datë 25 shtator do të publikohet.

Një lajm i keq ky, për fansat e shumtë të këngëtares shqiptare, të cilët prisnin publikimin e këngës brenda këtij muaji, por për një këngëtare si Era Istrefi ia vlen të presësh.

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, së fundmi Era ka ndryshuar edhe modelin e flokëve duke u shndërruar në brune, mbetet për t’u parë nëse do të jetë ky edhe modeli që ajo do ketë në projektin e saj më të fundit./mshn

No comments:

Post a Comment