Çfarë?! Më në fund, Kylie zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes nga Tyga! - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Monday, August 21, 2017

Çfarë?! Më në fund, Kylie zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes nga Tyga!


Pas ndarjeve dhe ribashkimeve të panumërta që kurrë nuk u mësuan pse ishin aq të shpeshta, tani që menduam se çdo gjë ka marrë fund, Kylie na tregon cila ishte arsyeja e vërtetë e ndarjes së tyre.






Pasi i dhanë fund lidhjes përfudimisht në prill të këtij viti, e vogla e motrave Kardashian, tregon se mes saj dhe reperit gjithçka ishte në rregull dhe se merreshin vesh shumë mirë me njëri-tjetrin. Madje, ajo është shprehur se mes saj dhe Tyga-s gjithnjë do të ketë një marrëdhënie shumë të veçantë, që askush s’mund ta shkatërrojë.



20-vjeçarja tregon se mes ish-çiftit nuk ka patur kurrë asnjë zënkë dhe arsyeja e vetme e ndarjes ka qenë frika e Kylie-s. Duke qenë se është ende mjaft e re, atë e frikësonte të ishte e përfshirë aq seriozisht në lidhje.


A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Nuk kishim asnjë zënkë të çmendur. Thjesht kuptova që jam ende shumë e re. Nuk dua që pas 5 vitesh, kur të kthehem pas në kohë, të ndihem sikur ai ka marrë diçka prej meje."- u shpreh ajo.
Por gjithsesi, pak pasi u nda nga Tyga, Kylie u pa në krahët e një tjetër reperi, Travis Scott, me të cilin duket se gjërat po shkojnë mirë.



Nga ana tjetër edhe Tyga nuk e ka mohuar, se vazhdon të ketë interes për ish-in dhe pse prej kohësh ka pohuar se nuk është më i dashuruar me të.

“Kam dashuri për të, por nuk jam më i dashuruar pas saj.”- tregoi ai. Sido që të jetë puna, kaq të përmalluar sa shfaqen çdo herë e më shumë, nuk do të ishte aspak habi që t’i shihnim në krahët e njëri-tjetrit sa hap e mbyll sytë.

No comments:

Post a Comment