I riu nga Laçi ndërmerr nismën e veçantë, nis mbjelljen e pishave në "Kurorën e Gjelbër" - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Sunday, January 20, 2019

I riu nga Laçi ndërmerr nismën e veçantë, nis mbjelljen e pishave në "Kurorën e Gjelbër"

Rreth dy vite më parë një zjarr i rënë në "Kurorën e Gjelbër" në Laç ka lënë pas dëme të shumta, pylli me pisha është shkrumbuar thuajse plotësisht në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa nga zjarri janë dëmtuar dhe shumë rrënje me ullinj.

Por ditën e djeshme një hap i ri u hodh për përmirësimin dhe rigjenerimin e zonës. 

I riu nga Laçi, Diogjen Kolici së bashku me disa të rinj kurbinas kanë ndërmarrë nismën e mbjelljes së pishave të reja në kurorën e gjelbër i mbështetur dhe nga të rinjtë e Ecovolis të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për ndihmë. 

Kolici është i njohur për ndërmarrjen e disa nismave sociale si “Dhuro një Xhup , Ngroh një Shpirt“ si dhe për nismën e ndërmarrë së bashku me tre të rinj të tjerë, për promovimin e vendeve të ndryshme të Shqipërisë. Shpresojmë që nismave të tilla në të mirë të komunitetit ti bashkohen dhe të rinj të tjerë.

Ndiqni videon më poshtë:

No comments:

Post a Comment