Vijon edhe në ditën e 15-ë protesta e banove të Astirit në Tiranë, të cilët kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat dhe objektet e tyre të biznesit në të kundërt nuk do të bëjnë hap mbrapa.Megjithëse afati dyjavor që u është dhënë në fillim ka kaluar, banorëve nuk u ka shkuar asnjë përfaqësi nga bashkia apo nga qeveri për të komunikuar me qytetarët në lidhje me kushtet e tyre.

Një banor tha:
Nuk ka asnjë fije transparencë, as nga qeveria as bashkia, ne sikur jemi geto afrikane, jo qytetarë të Tiranës. Edhe avokatja e popullit e nxori blof qeverinë në shumë pika.”Një tjetër qytetare është shprehur:
Nuk kemi asnjë komunikim, as me shkrim as me gojë. Kam qenë në punë dhe është vënë një shenjë e kuqe në shtëpinë time. Po kur donte vota, pse vinte? Na premtoi legalizmin. E kam blerë tokën. Nëse unë e zaptova, ku ishte ky shtet. Janë 30 vite. Pse nuk erdhi njëri që të thoshte mos e ndërto këtë shtëpi. Emri ka 13 vite që vazhdon dhe del në gazetë. Nuk do ta lëshojmë, këtë shtëpi, këtë tokë, deri sa të na shpërblejnë cen për cen.”Banorët shprehen se qeveria edhe mund t’i terrorizojë, por ata do të mbrojnë me trupin e tyre banesat. Sipas protestuesve, protesta do të jetë pa afat.

Ata shprehen:
Protesta do të jetë pa afat. Nuk dihet a do të shkojmë në shtëpitë tona. Siç e kam thënë dhe më para në Unazë të Re. Nuk ka bir ku*ve që i prish këto shtëpi. Fjalorin e pistët e ka përdorur kryeministri jonë. Që ta di mirë ai. Këto shtëpi nuk ka për ti shembur. Por ne të na japë lekët. Kam paguar 25 vjet taksa .Ai me thotë mua dil në rrugë. I fut një vizë kokainë dhe nuk di më se çfarë po bën. Revolucioni fillon nga Unaza e re. Ka ardhur fundi. Këto banesa nuk i shemb dot.”
No comments:
Post a Comment