Zënkë me djalin që njohu në internet, trupi i modeles 20-vjeçares gjendet në një valixhe - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Wednesday, October 17, 2018

Zënkë me djalin që njohu në internet, trupi i modeles 20-vjeçares gjendet në një valixhe

Një modele 20-vjeçare është vrarë në mënyrë brutale nga një i ri të cilin e kishte njohur në internet. Trupi i Mansi Dixit është gjetur brenda një valixheje të hedhur në një vend të shkretë në të hënën.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, një student 19-vjeçar që kishte shkuar të takohej me modelen të hënën është arrestuar. I dyshuari, i identifikuar si Syed Hasan është arrestuar pasi gjetjes së trupit të fshehur brenda valixhes.

Policia njoftoi se vajza ishte shpërngulur kohët e fundit në qytet pasi synonte të bënte karrierë si modele. Ajo u njoh me Syed nëpërmjet internetit , por gjithçka si duket shkoi keq.

Të dy ndodheshin në apartamentin 19-vjeçarit kur debatuan dhe ai e goditi me një objekt të mprehtë. Besohet se pasi e vrau, ai futi trupin e viktimës në një valixhe dhe e la në cepin e një rruge të qetë në Malad.

Ishte shoferi i një taksie që alarmoi policinë të cilit i kishin lindur dyshime nga mënyra në të cilën ishte hedhur valixhja.



No comments:

Post a Comment