Detaje/ “Ishte rritur jetim, e ëma lidhi jetën me djalin e saj të vetëm”, kush ishte 25-vjeçari që u vetëvra? - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Sunday, October 7, 2018

Detaje/ “Ishte rritur jetim, e ëma lidhi jetën me djalin e saj të vetëm”, kush ishte 25-vjeçari që u vetëvra?

Elsid Isufaj është 25-vjeçari i cili u gjet i pajetë mesditën e sotme në banesën e tij në Roskovec.

Ai i dha fund jetës me armë zjarri tip pistoletë. I riu nuk ishte përdorues i lëndëve narkotike, por sipas disa burimeve të afërta, 25-vjeçari vuante nga epilepsia.

Prej kohësh ai kishte probleme me vetëvlerësimin dhe sipas këtij burimi, ky ka qenë shkaku që 25-vjeçari i dha fund jetës në mënyrë tragjike.

Deklarimi për JOQ:
Nuk ishte përdorues i lendeve narkotike, ai ishte me seder te semure, thoshte “Un sjam i zgjuar pse nuk eci mir me shkollën, punën dhe sot beri gjëmën”. Mamaja e tij lidhi jeten me ate djale te vetëm.”
Ai ishte rritur jetim, pasi babai i tij Ardian Isufaj (i njohur ndryshe edhe me nofkën “Qorri”), cilësohej si një prej të fortëve të Roskovecit. Isufajt iu bë atentat në vitin 1996 para shtëpisë së tij, ngjarje kjo që nuk u zbardh kurrë.

Ai njihej si miku i ngushtë i deputetit të ndjerë të PS Fatmir Xhindit, i vrarë edhe ky i fundit në mënyrë të mistershme, ngjarje kjo që mbeti enigmë.

Bijtë e dy miqve të ngushtë lidhën dashurinë e tyre në martesë pak javë më parë.

Bëhet fjalë pikërisht për deputetin e PS, të birin e të ndjerit Fatmir Xhindi, Anduel Xhindin dhe vajzën e Ardian Isufajt, motrën e 25-vjeçarit që i dha fund jetës ditën e sotme.

No comments:

Post a Comment