Vajza merr lulet e fundit nga babai i vdekur - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Sunday, November 26, 2017

Vajza merr lulet e fundit nga babai i vdekur

Ai vdiq nga kanceri 5 vjet më parë
Ditëlindja e 21 -të e Bailey Sellers është e mbushur me trishtim, pasi ajo mori buqetën e fundit me lule nga babai i saj i vdekur.
Ai kishte parapaguar për lulet që t’i shkonin të bijës çdo vit, derisa vdiq nga kanceri, kur ajo ishte vetëm 16 vjeç.
Përgjatë 5 viteve të fundit Bailey ka marrë një buqetë me lule për ditëlindje me një dedikim nga babai i saj i ndjerë.
Në mesazhin e këtij viti, ai shkruante: “Do të vijoj të jem me ty në çdo hap, vetëm shiko rreth e rrotull dhe unë do të jem aty”.



Në një postim në Twitter, Bailey, e cila është nga Knoxville, Amerikë, shpjegoi se çfarë kishte bërë babai i saj i mrekullueshëm, duke shtuar: “Më mungon kaq shumë babi”.

Ajo postoi foto të mesazhit të tij, lulet dhe një foto kur kishte qenë e vogël.



Në mesazhin e tij, i ati shkruante:

“Kjo është letra ime e fundit e dashurisë për ty, derisa të takohemi sërish. Nuk dua që të qash për mua e vogla ime, sepse ndodhem në një vend më të mirë.”.

Siç shkruan BBC, mesazhet e ngrohta dhe mbështetëse për postimin e të resë, ishin të panumërta.

No comments:

Post a Comment