Parashikimi nga Meteoalb:
E shtunë: Deri vonë pasdite vendi mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare, më të shpeshta në zonat Veriore. Mbrëmja do shtojë vranësirat në territor duke sjellë vonë në mbrëmje dhe gjatë natës shira në zonat Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në zonat malore por mbeten thuajse konstante në ultësirën perëndimore.
E diel: Vranësira e reshje të shpeshta do të ketë në Veri por zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pasditja sjell gradualisht shira edhe në zonat Qendrore - Jugore. Në këto kushte mbetemi edhe gjatë natës kur priten edhe reshje dëbore në Veri dhe Lindje të vendit. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
- Në bregdet: 7 °C / 16 °C
- Në vendet e ulta: 2 °C / 15 °C
- Në vendet malore: 0 °C / 11 °C.
ERA
Pritet të fryjë e lehtë sot pasdite (dt.24) dhe nesër paradite (dt.25), por do të forcohet nesër pasdite, për të fryrë deri mesatare.
No comments:
Post a Comment