I vuri flakën vetes në mes të Tiranës, zbardhet arsyeja e trishtë e aktit të 35-vjeçarit - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Thursday, November 9, 2017

I vuri flakën vetes në mes të Tiranës, zbardhet arsyeja e trishtë e aktit të 35-vjeçarit

Saimir Zalli. Mëngjesin e sotëm në Tiranë është shënuar një ngjarje e rëndë, ku një qytetar 35 vjeç ka tentuar të djegë veten me benzinë para godinës së Kuvendit. 

Ai është identifikuar si Saimir Zalli nga Lezha, i cili vetëm para 3 muajsh kishte tentuar të hidhej nga një vinç. Deri më tani është raportuar që Saimir Zalli kishte probleme me ish-gruan e tij që nuk e linte të takonte fëmijët dhe kjo e ka shtyrë që të merrte këtë akt vetëflijimi. 

Ndërsa, vëllai i Zallit është shprehur për News24: 
Nuk dija asgjë. U befasova kur e pashë Saimirin në televizor teksa tentonte t’i jepte fund jetës. Familjarët e ish gruas nuk e lejojnë të takojë fëmijët. Gjykata i ka dhënë të drejtë Saimirit të takojë fëmijët, por kjo e drejtë nuk nuk zbatohet” 
35-vjeçari është ndaluar nga forcat policore të cilat e kanë dërguar me ambulancë në spital për mjekimet e nevojshme.

No comments:

Post a Comment