Radha i vjen Cristiano Ronaldos, ISIS tani e kap me yllin portugez - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Monday, October 30, 2017

Radha i vjen Cristiano Ronaldos, ISIS tani e kap me yllin portugez

Organizata terroriste e ISIS e ka kapur keq me futbollin. Ata po kërcënojnë hapur se do të kryejnë sulme terroriste në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Pas fotos me trajnerin Didier Deschamps, Leo Messin dhe Neymarin, tani është përdorur një foto e Cristiano Ronaldos.

Portugezi shihet me sy të nxirë në prag ekzekutimi. ISIS këmbëngul se nuk do të ketë qetësi, derisa të gjithë të bëhen myslimanë.

Kupa e Botës do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi në vitin 2018 dhe masat e sigurisë do jenë mjaft të repta.


No comments:

Post a Comment