VIDEO/ Interi në krye të Serie A me pikë të plota, mposht edhe Crotone-n - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Saturday, September 16, 2017

VIDEO/ Interi në krye të Serie A me pikë të plota, mposht edhe Crotone-n

Interi ndodhet në krye të Serie A me pikë të plota pasi mposhti Crotone-n me rezultatin 0-2. Edhe pse zikaltrit ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, e patën të vështirë të arrinin tek goli.

Rastin më të mirë për gol në pjesën e parë e kishte Joao Mario në minutën e 29-të, por portugezi gjuajti jashtë dhe me rezultat 0-0 përfundoi pjesa e parë.

Goli i parë e shënoi Milan Skriniar në minutën e 82-të ndërsa në minutat shtesë Ivan Perisic vulosi gjithçka. Pas kësaj fitore Interi ngjitet në vendin e parë me 12 pikë nga katër ndeshje.


No comments:

Post a Comment