VIDEO/ E denoncon imami: Shihni si hajduti vjedh këpucët tek xhamia e Rrugës së Kavajës - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Friday, September 22, 2017

VIDEO/ E denoncon imami: Shihni si hajduti vjedh këpucët tek xhamia e Rrugës së Kavajës

Imami i Xhamisë te Rruga e Kavajës, Ahmed Kalaja ka publikuar një video ku demaskon një të ri i cili hyn në xhami për të vjedhur.

Ndërsa hiqet si besimtar, i riu ka bërë një gjest të pafalshëm, ka hyrë brenda dhe u ka vjedhur këpucët njerëzve që shkojnë për t’u falur.

Të gjitha lëvizjet e tij janë fokusuar nga kamera dhe identiteti i tij është bërë publik në profilin në në Facebook të imamit Kalaja. “Hajduti nga rruga vjedh në xhami”,- shkruan ai në profilin e tij.

Ndërsa vjedhja përbën vepër penale, nuk dihet nëse imami do të kallëzojë në polici të riun.



No comments:

Post a Comment