
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, e cila u ndërpre mbrëmjen e djeshme për shkak të reshjeve të shiut do të riluhet sot në një orar aspak të zakonshëm.

Ditën e djeshme Kosova duhet të përballej me Kroacinë, në kuadër të kualifikueseve për botërorin ‘Rusia 2018’, por për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në ‘Maksimir’, gjyqtari dhe zyrtarët e FIFA-s, vendosën që ta anullojnë ndeshjen.

Loja u ndërpre në minutën e 22-të kur rezultati deri atëherë ishte 0-0. Në faqen zyrtare të FIFA-s, thuhet se ndeshja Kroaci vs Kosovë do të luhet sot, më 3 shtator në orën 14:30.

No comments:
Post a Comment