Tronditet kombëtarja jonë, një yll u dëmtua - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Monday, September 18, 2017

Tronditet kombëtarja jonë, një yll u dëmtua



Një lajm i keq vjen për Panuçin para dy ndeshjeve të fundit eleminatore të Botërorit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, do të qëndrojë 4 javë larg fushave të blerta pas dëmtimit të pësuar të dielën në ndeshjen e Bundesligës mes Bajer Leverkusenit dhe Frajburgut.


Ai la fushën e lojës në minutën e 28-të duke çaluar, pas një përplasjeje me një kundërshtar në mesfushë dhe, pas kryerjes së analizave të detajuara nga mjekët e skuadrës, u mësua se futbollisti ka këputje të ligamentit të jashtëm dhe të brendshëm të ‘ kyçit të djathtë të këmbës.

Në këtë mënyrë, 27-vjeçari nuk do të jetë në shërbim të trajnerit të Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, për ndeshjet e tetorit ndaj Spanjës dhe Italisë. Mesfushori i Fraiburgut ka mbyllur para kohe kualifikueset e Botërorit "Rusi 2018".

No comments:

Post a Comment