Nëse keni menduar se testi i shtatëzanisë është vetëm për femra, padyshim që e keni gabim, ai është i vlefshëm edhe për meshkujt.
Por, kujdes, tek meshkujt nuk përdoret në kuptimin e parë, pra për të zbuluar shtatëzaninë se nuk do kishte kuptim.
E gjitha ka ndodhur aksidentalisht, kur një i ri nga SHBA vendosi me shaka të bënte testin e shtatëzanisë dhe përgjigja e tij doli pozitive. Sigurisht kjo e shqetësoi dhe vendosi ta ndiqte këtë anomali me një vizitë tek mjeku.
I riu zbuloi se vuante nga një kancer i rrallë në testikuj, i cili përbën rrezik serioz për jetën. Nuk janë të paktë ata meshkuj që provojnë të bëjnë testin e shtatëzanisë si një mënyrë për të provuar shëndetin e tyre.
Këtë e sugjerojnë edhe doktorët si forma më e lehtë e një paralajmërimi për vizitë, pra merrni në test provojeni dhe nëse përgjigja e tij është pozitive (me dy viza) mos ngurroni kurrsesi të bëni një vizitë, kanceri është sëmundje që do vëmendje.
No comments:
Post a Comment