Tërmeti shkund Meksikën, shqiptari filmon tmerrin kur gjithçka nis të shembet - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Tuesday, September 19, 2017

Tërmeti shkund Meksikën, shqiptari filmon tmerrin kur gjithçka nis të shembet

Një tërmet i fuqishëm ka shkundur Meksikën gjatë kësaj të marte, duke shkaktuar shkatërrimin total të disa ndërtesave në përvjetorin e një tjetër lëkundjeje sizmike të vitit 1985, që rrënoi pjesën më të madhe të kryeqytetit të Meksikës.

Një shqiptar ka arritur që të filmojë pamjet e frikshme ku njerëzit bien në rrugë, ndërsa ndërtesat e gjithçka përreth nis të shembet.

Shkalla e shkatërrimit apo viktimave në njerëz ende nuk bëhet e ditur, por njerëzit ia mbathën me të katra nga ndërtesat e banimit apo punës, përgjatë sheshit qendror “Reforma”.




Agjencia sizmiologjike e Meksikës përllogariti magnitudën fillestare në 6.8, por raportime të tjera në medie e çojnë fuqinë deri në 7.1 të shkallës Rihter. Qendra e tërmetit është në lindje të qytetit Puebla.

Pamjet në video dhe foto të dërguara në redaksinë tonë:

No comments:

Post a Comment