Nëse keni menduar se 2 apo 3 motra dhe vëllezër janë shumë për t’u duruar, mendoni ç’do të bënit me 19-të të tjerë.
Familja më e madhe në Britani është rritur sërish, pasi gruaja e quajtur Sue Radford ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 20-të dhe ka premtuar se është fëmija i saj i fundit.

42-vjeçarja lindi djalin e saj të 11-të ditën e hënë. Familja shprehet e lumtur që më në fund e mbyllën këtë proçes me një numër interesant si 20-ta. Pasi kanë bërë publik lajmin e lindjes së djalit të 20-të, rasti i tyre është bërë viral. Fëmija i parë ka ardhur në jetë para 28 vitesh dhe që prej asaj kohe çifti nuk është ndalur më duke bërë edhe 19 të tjerë.
Të intervistuar nga The Sun, ata janë shprehur se ende nuk i besohet se nuk do të bëhën më fëmijë. “Ndihem çuditshëm kur mendoj se nuk do të lind më. E dija që një ditë do t’i vinte fundi. Jam paksa e trishtuar për këtë, por jam e lumtur që do të shijoj fëmijët e mi.”- është shprehur 42-vjeçarja.

Ata janë prindër të 11 djemve dhe 9 vajzave, por janë gjithashtu edhe gjyshër, duke qenë se vajza e madhe është bërë nënë e 3 fëmijëve. Dhe kur vjen puna tek ditëlindjet duhet të shpenzohen kursimet e një viti të tërë, për të mos folur për gjithçka tjetër që 20 fëmijëve ju duhen.
No comments:
Post a Comment