Sonte luhet kryendeshja e javës në Shqipëri, por nuk do e besoni sa bileta janë shitur - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Monday, September 18, 2017

Sonte luhet kryendeshja e javës në Shqipëri, por nuk do e besoni sa bileta janë shitur

Kjo javë e Superligës shqiptare sjell një super ndeshje mes Partizanit dhe Kukësit. Klubi nga kryeqyteti është organizator i ndeshjes së sotme dhe prej dy ditësh klubi ka nxjerrë në shitje biletat për këtë sfidë.

Interesimi nuk ka rezultuar i lartë në dy ditët e para, pasi deri mbrëmë ishin shitur vetëm një mijë bileta, shkruan "Panorama Sport".

Gjithsesi, sot pritet të ketë fluks, pasi e shkuara ka treguar se tifozët e lënë për orët e fundit pajisjen me biletë. Gjithsesi, pritet që prania e tifozëve në takimin e sotëm në “Selman Stërmasi” të jetë më madhe se një javë më parë ndaj Laçit

No comments:

Post a Comment