Skandal në tekstet shkollore të klasave të treta : Gjatë marrdhënieve seksuale p****i hyn në ... - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Friday, September 22, 2017

Skandal në tekstet shkollore të klasave të treta : Gjatë marrdhënieve seksuale p****i hyn në ...

Fëmijët e klasës së 3 -të të shkollës “Kongresi i Manastirit” në Yzberisht janë detyruar të blejnë një libër për “të zgjeruar” njohuritë, ku flitet me terma shumë të rëndë e të parakohshëm për trupin, organet gjenitale, marrëdhëniet seksuale dhe riprodhimin.

Disa nga prindërit kanë refuzuar ta blejnë librin e rekomanduar nga shkolla. E pyetur për këtë, drejtoresha e shkollës thotë se teksti është blerë në ofertë, me çmim të reduktuar. Sipas saj, edukata seksuale nis që në klasë të 5-të dhe fëmijët do të rriten.

Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë, Arjola Byzyku deklaron se do të marrë shpjegime dhe më pas do të ketë përgjigje. Ndërsa sesa i përshtatshëm është teksti, sipas saj, duhet pyetur një psikologe. Emisioni ”STOP” bisedoi me psikologen Aurela Agalliu, e cila thotë se të tillë terma e në këtë moshë i dëmtojnë fëmijët.

No comments:

Post a Comment