Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit pasi janë kapur në flagrancë me euro të dyshuara si të falsifikuara. Personat e dyshimtë, banues në Tiranë kanë shkuar në një Exchange në Elbasan për të këmbyer eurot në lek. Si fillim ata kanë këmbyer tre preje 100 euro në një pikë këmbimi në Gramsh. Aty janë pikasur që eurot e tyre janë false. Më pas policia e Elbasanit u ka sekuestruar 11.000 Euro në kuadër të operacionit policor të koduar “KËMBYESIT”.Të arrestuarit
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
L. D, 41 vjeç banues në Tiranë, I dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”
A. Rr, 23 vjeç banues në Mamurras Laç dhe me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim e mbajtje të lëndëve narkotike”.
N. M, 19 vjeçe banuese në fshatin Dufshan, Njësia Administrative Pishaj, Gramsh, me banim të përkohshëm në Tiranë.
Akuza
Arrestimi i tyre, u bë pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në pikën Exchange të shtetasit me iniciale N.K, në qytetin e Gramshit, kanë këmbyer 3 kartmonedha, me prerje 100 Euro secila të cilat dyshohet se janë false. Menjëherë me marjen e informacionit, janë organizuar shërbimet dhe në afërsi të fshatit Gostimë, është ndaluar mjeti tip “Peugeot” me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur. Grupi hetimor, gjatë kontrollit personal, i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 11.000 Euro, të dyshuara të falsifikuara. Hetimet vazhdojë, për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave, i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

No comments:
Post a Comment