Pse kopsat e këmishave të burrave dhe grave janë në anë të kundërta - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Friday, September 22, 2017

Pse kopsat e këmishave të burrave dhe grave janë në anë të kundërta



Zakonisht kopsat në rrobat e meshkujve janë në të djathtë dhe të femrave në anën e majtë dhe ky dallim nuk është diçka e paditur. Por a është kjo një mënyrë për të dalluar veshjet e burrave nga ato të grave në industrinë e modës? Në të vërtetë përgjigja e kësaj shkon më përtej se kjo dhe është shumë më e habitshme.

Arsyeja për anët e kundërta vjen nga shpikja e kopsave në shekullin e trembëdhjetë, kur ato u shfaqën së pari si elemente të veshjeve në Gjermani. Pas shpikjes së saj në këtë vend, përdorimi i kopsave u bë domosdoshmëri e modës, duke u përhapur në të gjithë Europën.

Ushtria britanike dhe amerikane u përpoqën të përfitonin në maksimum nga kjo shpikje, duke i kthyer kopsat e veshjeve ushtarake në busulla të vogla gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por pyetja e vërtetë këtu është dallimi mes kopsave të burrave dhe grave. Mund të duket e çuditshme por në shekullin e trembëdhjetë kopsat përdoreshin vetëm nga femrat fillimisht.

Kopsat ishin të ngjyrosura vetëm në rrobat e preferuara, gjë që do të thoshte se vetëm gratë e pasura dhe të fuqishme mund të përballonin luksin e të pasurit një veshje me kopsa. Këto gra gjithashtu kishin shërbëtore që i ndihmonin të visheshin, kështu që ishte më e lehtë për një shërbëtore që të mbërthente kopsat nëse ato ishin në anën e majtë.

Përkundrazi, burrat kishin më shumë gjasa të visheshin vetë, do të ishte më e lehtë që butonat e rrobave të tyre të ishin në anën e djathtë. A e imagjinoni dot se kjo do të ishte arsyeja e këtij dallimi?

No comments:

Post a Comment