Princi më i vogël i familjes, duket se i ka trembur të gjithë ditën e djeshme, pasi një grua ka hyrë në shkollën e tij me qëllim për të vjedhur. Gruaja e panjohur ishte rreth të 40-ave dhe është arrestuar nga forcat e policisë, ndërkohë që vogëlushi është nxjerrë menjëherë jashtë klase.
Sipas Daily Mail, duhet se masat e sigrurimit pas këtij incidenti janë rritur edhe më shumë. Shkolla në të cilën ai do të marrë mësimet e para ka rreth 560 vajza dhe djem dhe janë rreth 20 nxënës në çdo klasë.

Pallati mbretëror i Kensington-it është shprehur se janë shumë të shqetësuar për këtë që ka ndodhur, por s’do të japin asnjë koment deri në zbardhjen e situatës. Pavarsisht kësaj, princi George, sot i është bashkuar sërish shokëve të klasës.

No comments:
Post a Comment