Nga mbiu meme që po çmend internetin? ‘Djali tradhtar’, një super reklamë - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Tuesday, September 19, 2017

Nga mbiu meme që po çmend internetin? ‘Djali tradhtar’, një super reklamë

Në Shqipëri është në kulmin e popullaritetit. Fotoja e famshme e djalit që kthen kokën të shikojë të pasmet e një vajze tjetër, ndërsa ka të dashurën për dore, u kthye në një fenomen të rrjeteve sociale këtë verë.

Arsyeja? Ishte zgjedhje e qëllimshme e kompanisë Shutterstock, që po kërkonte ide të reja për fotot që t’i bënte njerëzit të flisnin për të. Dhe ja ku jemi edhe ne, duke folur për Shutterstock-un.

Meme të shumta janë krijuar me këtë imazh dhe tani është thuajse e pamundur të hapësh Instagram-in dhe të mos e hasësh.



Mirëpo, fotoja është një ndër ato imazhet stock që shiten në internet për mediat online, siç është përshembull Pasqyrat.al. Nëse duan të përdorin një foto, mediat duhet të blejnë të drejtat për ta përdorur dhe kompania që ka bërë foton, është një ndër më të njohurat për tregtimin e fotove online.

Fotografi Antonio Guillem është 45 vjeç dhe prej vitesh punon për kompaninë e fotove, “Shutterstock”, një prej më të famshmeve. Ai është edhe autori i fotos që është shkrepur për qëllime artikujsh që kanë të bëjnë me tradhtinë në çift. Në 2015-ën, kur “Shutterstock” po ecte mjaft mirë me shitjet e fotove, duke u kthyer në një ndër kompanitë më konkurruese të të njëjtit lloj, ata vendosën ta zgjeronin biznesin duke bërë foto më kontroversiale.

Siç tregon për “Wired”, vendosën të ndërmerrnin një risk, duke shkrepur këtë foto që shfaq tradhtinë e hapur nga ana e burrit.


“Ishte goxha sfiduese, sepse duhet të kapja shprehjen e fytyrës që të ishte e besueshme.”, shprehet fotografi, “Shumicën e kohës e kemi kaluar duke qeshur, sepse modelët i kapi gazi.”

U realizuan dhe u publikuan shumë foto, por do të ishte ajo me titull: “Burri jo besnik në krah të të dashurës teksa shikon i mahnitur një vajzë tjetër joshëse” ajo që do të kthehej në fenomen në internet. Meme-ja e parë që u krijua me këtë foto ishte në shkurt të këtij viti, dhe nuk la shumë përshtypje.




Më pas, do të ishte postimi i një djali duke e përdorur memen si metaforë për rininë e këtij shekulli ajo që do ta bënte menjëherë të famshme. Postimi në Twitter i Omar Essam në gusht të këtij viti mori 35,564 shpërndarje dhe gati 100 mijë pëlqime.






View image on Twitter

No comments:

Post a Comment