Melania Trump “bën pis duart” duke mbjellë sallatë, komentuesit: “Po kopjon Michelle Obama-n” - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Saturday, September 23, 2017

Melania Trump “bën pis duart” duke mbjellë sallatë, komentuesit: “Po kopjon Michelle Obama-n”

Këmishë skoceze në ngjyrë rozë, dorashka, pantallona e atlete: Me këtë veshje u shfaq Zonja e Parë Melania Trump, në versionin e “kopshtares”. 


Gruaja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dalë në kopështin e “Shtëpisë së Bardhë” që u krijua nga paraardhësja e saj në post, Michelle Obama. Ajo ka “bërë pis duart” duke mbjellë sallatë e duke mbledhur speca. 


Ajo u shoqërua nga disa fëmijëve, të cilëve i foli për rëndësinë e të ushqyerit mirë. “Një ushqyerje e shëndetshme dhe një ambient pozitiv janë baza të mirëqenies së fëmijëve. 


Kopështi i Shtëpisë së Bardhë është një shembull”, tha Melania duke folur për herë të parë në këtë hapësirë, që ishte krenaria e Michelle Obamas për luftën kundër obezitetit gjatë 8 viteve të saj në Washington. 


Sipas komentuesve, Melania po përpiqet ta kopjojë, për të fituar simpatinë e masës, sidomos pas kritikave të fundit.


No comments:

Post a Comment