"Tërbohet" Lorik Cana në dasmën e Besit, këndon "Hajredin Pasha" dhe hedh tufën me lekë - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Saturday, September 2, 2017

"Tërbohet" Lorik Cana në dasmën e Besit, këndon "Hajredin Pasha" dhe hedh tufën me lekë


Dasma e humoristit Bes Kallaku me këngëtaren Xhensila Murtezajt ka qenë një ndër më të komentuarat ditën e sotme. Ajo u zhvillua në një ceremoni përrallore e çiftit në ambientet e pallatit të Brigadave, mbrëmjen e djeshme. Të ftuar të shumtë kanë marrë pjesë si politikanë, aktorë e këngëtarë. Një prej tyre, që i ka ulur të gjithë në tokë ka qenë Aurela Gace, e cila ka kënduar "Hajredin Pasha" ku i është bashkuar dhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Duket se ky i fundit e ka shijuar të gjithë atmosferën e dasmës, veçanërisht momentin kur është shtruar sofra, dhe kanë filluar të këndohen këngët e vjetra.

Ai madje nuk ka hezituar që në një moment të marr edhe vet mikrofonin duke kënduar këngën “Hajredin Pasha”, të cilën e kishte nisur Aurela Gaçe.

U vërejt mjaft mirë që Cana nuk ka talent për muzikë, megjithatë ai e hijeshonte atmosferën duke hedhur edhe shuma të mëdha parash.


No comments:

Post a Comment