
Një person i dytë është arrestuar në lidhje me sulmin e së premtes në një stacion trenash të Londrës. Policia thotë se ka arrestuar një 21-vjecar në Hounslow, në perëndim të kryeqytetit britanik, gjatë natës së të shtunës, pas dyshimeve për shkelje që kanë të bëjnë me terrorizmin.
Një 18-vjeçar ishte ndaluar më herët, edhe ky i dyshuar për shkelje terrorizmi, pas shpërthimit të ndodhur në stacionin “Parsons Green”, që shkaktoi 30 të plagosur. Ky i mëparshmi ishte arrestuar gjatë mëngjesit të së shtunës në Portin e Doverit.
Policia tashmë është përqëndruar në kërkimet në një shtëpi në periferinë “Sunbury on Thames” të zonës Surrey. Shtëpia në fjalë i përket një çifti të moshuarish, të njohur për përkujdesjen ndaj qindra fëmijëve, përfshi edhe refugjatëve.
Ronald Jones, 88 vjeç, dhe Penelope Jones, 71 vjeç, janë nderuar për shërbesat e tyre ndaj fëmijëve edhe nga vet Mbretëresha Elizabeth II, gjatë vitit 2010. Çifti thuhet të ketë dalë nga shtëpia për të qëndruar me miqtë e tyre në momentin e bastisjes nga policia, moment gjatë të cilit u evakuuan edhe fqinjët e tyre.
No comments:
Post a Comment