Në historinë e Shqipërisë bëjnë pjesë edhe individë që për disa kanë qenë heronjë e për disa antiheronjë. E tillë vazhdon të mbetet edhe figura e Prek Calit.
Që prej ditësh së djeshme prishja e shtëpisë së Prekës në Vermosh ka sjellë diskutime të shumta midis politikanëve shqiptar.
Që prej ditësh së djeshme prishja e shtëpisë së Prekës në Vermosh ka sjellë diskutime të shumta midis politikanëve shqiptar.
I pari që ka reguar ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka akuzuar Edi Ramën për prishjen e shtëpisë.
Pas tij nuk mungoi as reagimi i deputetit Tom Doshi, i cili premtoi se do ta ndërtonte sërish shtëpinë madje do ta ndërtonte brenda vitit Skëndërbe. Ai madje në statusin e tij në Facebook shkroi se i vinte keq që i prishën shtëpinë e kushëririt.
Reagime pati edhe nga kreu i opozitës, Lulzim Basha i cili e quajti prishjen e kullës së Prek Calit si goditje nga simbolit të kryengritjes së Kelmendit dhe revoltës së parë anti komuniste të Europës.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka thënë se gjithë kjo histori është e sajuar duke akuzuar palën tjetër se ka sharë dhe e ka sajuar vetë historinë.
Por kush ishte Prek Cali?
Ai lindi në 29 korrik të vitit 1878 në Vermosh. Preka gjatës jetës së tij u martua dy herë. Me gruan e parë, Dranden, jetoi shumë pak sepse ajo vdiq e re, nga sëmundja më e përhapur e kohës në Malësi, që ishte tuberkolozi, duke i lënë një vajzë të vetme Agen në moshën 4 vjeç.
Kurse nga martesa e dytë me Pashkë Prekën, nuk pati fëmijë. Sikurse dihet Pashka, vinte nga dera e patriotit e luftëtarit të shquar Gjekë Selcës. Pas pushkatimit të bashkëshortit ajo u detyrua të braktisë kullën në Vermosh, të cilën e përvetësoi regjimi komunist, për nevoja të veta ushtarake.
Arrestimi dhe vrasja e Prek Calit
Në dokumentat e arkivit figuron se vdekja e Prenk Calit edhe Mehmet Shehut nuk u zgjidh kurrë.
Dihet se Preka u pushkatua në mars të vitit 1945, pas një gjyqi në Shkodër.
Ai ishte 72 vjeç ku u arrestua dhe në gjyqin ku u dënua ai u dënuan edhe 25 vetë të tjerë.
Thuhet se në momentin që do ta ekzekutonin toga e zezë e pushkatimit komunist, kërkojnë që të dënuarit me pushkatim të kthehen mbara me shpinë dhe t’ua mbyllin sytë.
Por Prekë Cali, në mënyrë kategorike kundërshton, duke thënë fjalët:
Nuk shkohet n’Parajsë me shpin dhe me sy t’mbyllun” dhe siç ishte duarlidhur, ngrehi kryet lart, hapi gjoksin, duke shkyer pullat e këmishës dhe u tha “kështu vdes shqiptari”.
No comments:
Post a Comment