Pak ditë më parë u njoftua se nuk do të jetë më nevoja e pajisjes me çertifikatë nga Gjendja Ceivile, pasi çdo institucion shtetëror do të ketë autorizim për të akesuar bazën e të dhënave. Ogerta Manastirliu dha sot një tjetër njoftim në lidhje me dokumentat zyrtare.

Ajo deklaroi se Këshilli i Ministrave vendosi që vërtetimet e pensionit, kartat e shëndetit, çertifikatat personale, familjare e çdo dokument tjetër të kësaj natyre, qytetarët do të mund t’i shkarkojnë në mënyrë elektronike nga portali e-albania. Qëllimi është shmangia e radhëve të gjata, sorollatjeve të panevojshme dhe lehtësimi i procedurave për qytetarët.

Regjistrimi është i thjeshtë. Nevojiten thjesht të dhënat personale që gjenden në kartën e identitetit të çdokujt. Pas hapjes së një profili dhe zgjedhjes së një passwordi (siç bëhet kudo) mund të hyni në portalin e-albania dhe të kërkoni shërbimin që ju nevojitet. Duke nisur nga çertifikatat personale, vërtetime papunësie, aplikim për leje ndërtimi, ndjekje e proceseve gjyqësore, kartë shëndeti e deri tek licensat e pilotëve. Të gjitha këto dokumente e shumë të tjera mund të printohen të vulosura më herët nga çdo printer përmes portalit e-albania.

Përveç shërbimeve mund të kryeni dhe pagesa si fatura e energjisë elektrike, gjobat e kontrollit në rrugë, taksat e madje mund të aplikoni edhe për leje drejtimi provizore.
Portali gjithashtu ofron një listë të institucioneve shtetërore bashkë me shërbimet që ofrojnë, insititucionet në varësi dhe gjithë mënyrat e kontaktit.
No comments:
Post a Comment