Një gazetar analist, i cili ka shoqëruar Ilir Metën në detyrën e këshilltarit pranë kryetarit të Kuvendit, nuk do ta shoqërojë më në detyrën e re të tij si President i Republikës.Bëhet fjalë për analistin Lorenc Vangjeli, i cili tashmë është tërhequr vetëm në detyrën e gazetarit dhe analistit në televizione për ngjarjet aktuale e politike. Lajmin e konfirmon vetë Vangjeli për newsbomb.al.
“Nuk do të jem më këshilltar i Presidentit Ilir Meta. Kjo është një zgjedhje e imja personale dhe kam vendosur të jem në pozicionin e gazetarit dhe analistit, detyrë që e kryej prej shumë vitesh” konfirmoi Lorenc Vangjeli per newsbomb.al.
Gazetari do të vazhdojë angazhimet e tij në agjencinë e lajmeve javanews, por edhe do ta shohim gjithë këtë sezon në ekranet televizive si analist.
No comments:
Post a Comment