Irani ekzekuton në publik të dënuarin për përdhunimin dhe vrasjen e 7-vjeçares - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Wednesday, September 20, 2017

Irani ekzekuton në publik të dënuarin për përdhunimin dhe vrasjen e 7-vjeçares

I dënuari për dhunim dhe vrasje të një vajze 7 vjeçare në Iran, është ekzekutuar në publik.
Videoja amatore e ekzekutimit të 42 vjeçarit, Esmail Jafarzadeh, është transmetuar nga televizioni shtetërorë i Iranit.

Jafarzadeh është varur në sheshin kryesor, në qytetin veriperëndimorë të Parsadab-it, në provincën Ardebil.

Sipas raportit televiziv, “disa mijëra” persona, përfshirë edhe fëmijë e kanë ndjekur ekzekutimin, derisa disa të tjerë edhe incizonin me telefon pamjet, përcjell REL. Sipas Amnesty International, Irani prinë në listën e vendeve që ekzekutojnë njerëz.

No comments:

Post a Comment