Futbollisti më i pasur shqiptar nuk është Cana por ... - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Tuesday, September 19, 2017

Futbollisti më i pasur shqiptar nuk është Cana por ...

Shkëlzen Gashi është në mesin e 15 lojtarëve më të paguar në kampionatin amerikan. Sipas të dhënave zyrtare, sulmuesi i kombëtares kuqezi përfiton rreth 1.475.000 euro në vit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, është në mesin e 15 lojtarëve më të paguar në kampionatin amerikan, ku duket se fiton rreth një milionë e 500 mijë euro.
Kjo e bën Gashin të renditet në vendin e 14 në klasifikimin e lojtarëve më të paguar në MLS. Deri më tani Gashi ishte më i paguari tek skuadra e tij Colorado, por gjërat do të ndryshojnë në vazhdim.
Kliko per me shume infoMarrëveshja që ka arritur Colorado me portierin amerikan Tim Howard, që i dha lamtumirën anglezëve të Everton, ka bërë që veterani të jetë më i paguari tek Colorado me rreth 2.300.000 në vit, duke zbritur shqiptarin në vendin e dytë.
Lojtari më i paguar në kampionatin amerikan është braziliani Kaka që përfiton mbi 6 milionë euro, ndërsa në “Top 5” janë edhe Sebastian Giovinco, Michael Bradley, Steven Gerrard dhe Frank Lampard.
Para Gashit renditen edhe emra të mëdhenj si Andrea Pirlo (6), David Villa (7), Robbie Keane (11) dhe Didier Drogba (13)

No comments:

Post a Comment