Fjala që bëri Albin të shpërthejë në lot, çfarë i tha Klaudia në videomesazh? - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Thursday, September 21, 2017

Fjala që bëri Albin të shpërthejë në lot, çfarë i tha Klaudia në videomesazh?

Albi Nako ka shpërthyer në lot në emisionin e Rudinës pasditen e sotme, teksa Klaudia Pepa, ish-bashkëshortja e tij, për të cilën duket se vijon të ketë ende ndjenja, i ka dërguar një videomesazh nga Italia.

Kanë qenë fjalë të përzemërta ato të Klaudias për Albin, por le ta pranojmë, askush nuk priste që ai të emocionohej aq shumë sa të qante, e për më tepër, që Klaudia ta quante "vëllai im i madh".

Ajo thotë në videomesazh:


Unë e di se kush është sot aty dhe do të doja të bëja një përshëndetje dhe një salutim special për një person të dashur. Për maestron, për shokun dhe vëllain tim të madh. Respekt dhe mirënjohje gjithmonë për ty Albi dhe për familjen tënde të mrekullueshme. Një përqafim për ty dhe për Rudinën".

Pa përfunduar ende fjalën, Albi nis të përlotet. Vallë, a mund t'i thuhet ish-bashkëshortit "vëlla"?


No comments:

Post a Comment