Një episod që nuk e shohim shpesh në futboll ndodhi gjatë ndeshjes së djeshme mes Real Madrid dhe Betis, 12 minuta nga fundi i ndeshjes në “Santiago Bernabeo”.Merengues ishin shumë të paqartë në minutat e fundit, aq sa në një moment në fushën e lojës ishin 12 lojtarë, pas dy zëvendësimeve që bëri trajneri Zidane, por vetëm njëri prej lojtarëve u largua nga fusha.
Gjyqtari pas sinjalizimit të anësorëve rinumëroi lojtarët që ishin në fushën e lojës, teksa rezultoi se vendasit ishin me një tepër.
Gazeta “AS” shkruan se në atë moment Reali ishte në fushë me:
Navas, Carvajal, Varane, Ramos, Casemiro, Kroos, Bale, Cristiano, Asensio, Lucas Vazquez, Mayoral dhe Modric. Një prej tyre doli nga fusha, por kaosi te “galaktikët” solli në fund dhe golin e humbjes 0-1.
No comments:
Post a Comment