
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Ukrahinë, ku raportohet se gjatë mbrëmjes së djeshme ka rënë një zjarr në një kamp, brenda të cilit ishin 42 fëmijë. Sipas policisë ukrainase tre fëmijë kanë vdekur, gjatë shpërthimit të zjarrit në portin e qytetit të Odesas. Pas fikjes së zjarrit, ekipet e shpëtimit kanë gjetur mbetjet e dy fëmijëve, më pas ishte gjetur edhe një vajzë, 12 vjeçare.
Vetë kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, ka shprehur ngushëllimet e tija dhe ka thënë se ata që janë përgjegjës do të ndëshkohen.
Vdekja e fëmijëve është tragjedi e madhe”, tha kryeministri.
Autoritetet kanë bërë të ditur se shtëpitë ku po qëndronin fëmijët ishin prej druri.
No comments:
Post a Comment