Dëshmia rrëqethëse e dajës së trinjakëve: Perëndia na i dha, perëndia na i mori. Si ndodhi gjithçka - Daily Pasqyra

Breaking

Home Top Ad

Thursday, September 21, 2017

Dëshmia rrëqethëse e dajës së trinjakëve: Perëndia na i dha, perëndia na i mori. Si ndodhi gjithçka

Ngjarja e një dite më parë ka tronditur opinionin publik, ku në Romanat të Durrësit tre fëmijë të vegjël u dogjën brenda banesës së tyre pas një zjarri të shkaktuar nga loja me shkrepëse.

Pas ngjarjes së rëndë kanë reaguar dhe të afërmit e familjarëve, ndër ta edhe daja i fëmijëve i cili u shpreh se gjithçka ka ndodhur për punë minutash, duke shpjeguar dhe arsyen e largimit të nënës së tyre.

Ja si u shpreh ai për mediat:

Ngjarja është shumë tragjike, po ja që ndodhi. Përëndia na i dha, Përëndia na i mori. E ëma i mbylli për momentin se do çonte vajzat të mësonin tek vjehrra, se këta të vegjlit nuk i linin. Ikur vetëm 10 metra më tutje dhe hatja ndodhi. Kjo gjë vetëm nga shkrepësja mund të jetë bërë, i ka mbyt tymi. Zjarr ka marrë fillimisht perdja, e më pas ka rënë në divan.

No comments:

Post a Comment